“Ora Blu” ishte një moment i dedikuar leximit, reflektimit dhe lidhjeve reale njerëzore.
Çdo të hënë, mblidhen të gjithë ata që regjistrohen këtu duke marr librin e tyre të preferuar dhe pasi kanë porositur diçka për të pirë për të kaluar një orë të plotë larg botës digjitale. Në një ambient të ngrohtë, mes aromës së kafes dhe librave, secili ka mundësinë të shkëputet nga ritmi i përditshëm dhe të përjetojë një çast të thjeshtë qetësie, por shumë domethënës.
Ky aktivitet synon të krijojë hapësirë për veten, për leximin dhe për biseda të sinqerta mes njerëzve me interesa të përbashkëta.