Pas përmbytjeve të fundit në qytetin e Durrësit, Islamic Relief Albania u angazhua në një ndërhyrje humanitare të koordinuar në bashkëpunim me World Vision Albania, me mbështetjen e Start Network dhe në partneritet me Save the Children in Albania.
Ndërhyrja synoi lehtësimin e nevojave emergjente të 400 familjeve të prekura, përmes shpërndarjes së pakove ushqimore dhe higjienike, batanijeve, jorganëve dhe ngrohëseve. Shpërndarja e pakove ushqimore, batanijeve dhe seteve higjienike u përfundua me sukses, ndërsa familjet u mbështetën gjithashtu me soba gatimi dhe dyshekë. Çdo pako ushqimore peshonte mbi 100 kg dhe përmbante 32 produkte bazë, duke siguruar mbështetje të konsiderueshme për familjet në nevojë. Nga kjo ndërhyrje përfituan rreth 1,800 persona në dy njësi administrative, Katund i Ri dhe Sukth, përfshirë fshatrat Katund i Ri, Rrashbull, Xhafzotaj, Nishtullë, Sukth, si dhe rajonin 4 dhe rajonin 6.
Ndërhyrja u realizua në bashkëpunim të ngushtë me Bashkia Durrës, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Policia e Shtetit, duke siguruar koordinim dhe akses efektiv në komunitetet e prekura. Përmes këtij angazhimi të përbashkët, Islamic Relief Albania qëndroi pranë familjeve në një moment të vështirë, duke ofruar mbështetje konkrete dhe dinjitoze në fazën e emergjencës.