Fëmijë, studentë dhe të rritur nga shumë treva shqiptare u bashkuan në Maratonën e Tiranës, për të vrapuar në solidaritet me fëmijët e Gazës.

Kjo pjesëmarrje ishte më shumë se një aktivitet sportiv. Ishte një mesazh ndërgjegjësimi dhe mbështetjeje për fëmijët që përballen me vështirësi të mëdha. Fëmijët duhet të vrapojnë për shëndet, për argëtim dhe për ëndrra jo për t’u larguar nga frika apo pasiguria.

Përmes këtij angazhimi simbolik, pjesëmarrësit shprehën solidaritetin dhe dëshirën për një të ardhme më të sigurt për çdo fëmijë. Islamic Relief Albania vijon të qëndrojë pranë fëmijëve dhe familjeve në nevojë, duke i dhënë zë shpresës dhe humanizmit.

Islamic Relief © 2026 | Të gjitha të drejtat e rezervuara | Islamic Relief Albania është Organizatë e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër regjistrimi J71306002E

DHURONI SHPEJT